Ballina Aktualitet Greqi, kapen më drogë në kufi, arrestohen tre shqiptarë

Greqi, kapen më drogë në kufi, arrestohen tre shqiptarë

Policia e Greqisë ka arrestuar në kufi me vendin tonë, tre shqiptarë edhe një shtetas grek për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, e cila kishte si orgjinë Shqipërinë.

Dy shqiptarët, një mashkull 30 vjeç një femër 22 vjeç , së bashku me shtetasin grek 29 vjeç, janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën me 60 kg marijuanë në makinë.

Policia greke e ka ndjekur automjetin që vinte nga kufiri greko-shqiptar, ndërsa është bërë ndalimi i tyre gjatë mëngjesit në Amotopo në Artë.

Brenda në mjet u gjeten dhe sekuestruan 60 kg 610 gram marijuanë dhe 6 celularë. Shqiptari tjetër është arrestuar nga policia greke në  autobusin e Prevezës. 38-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk dihet është kapur me  3 kg 166 gram marijuanë, 30 gram kokainë, 165 euro dhe 2 celularë. Droga kishte si origjinë Shqipërinë.