Ballina Kronikë Greqi, kapen 56 kilogramë drogë, në pranga dy shqiptarë

Greqi, kapen 56 kilogramë drogë, në pranga dy shqiptarë

Policia greke ka sekuestruar ditën e sotme rreth 56 kilogramë drogë dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë, gjatë ndjekjes së një automjeti që vinte nga kufiri i gjelbër.

Mësohet se mjeti është ndaluar në Agio Dimitri, Artë dhe brenda në të janë gjetur dhe sekuestruar 53 pako me 55 kilogramë 650 gram marijuanë si dhe 2 celularë.

Gjithashtu bëhet me dije se në pranga kanë përfunduar dy shqiptarët, 52 dhe 63 vjeç.