Ballina Aktualitet Greqi, kapen 30 kg marijuanë në kufi, pranga çiftit

Greqi, kapen 30 kg marijuanë në kufi, pranga çiftit

Një sasi prej 30 kg marijuanë janë kapur në Greqi, ndërsa në pranga ka rënë një shqiptar 45 vjeç dhe një greke 53 vjeçe.

Operacioni u zhvillua në aksin Korinth-Athinë, ku mjeti ku udhëtonte çifti iu nënshtrua kontrollit pas dyshomeve të policisë.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 22 pako me 28 kg 205 gram marijuanë. U sekuestruan gjithashtu edhe 4350 euro dhe tre telefona celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.