Ballina LAJME Greqi, kapen 113 kg drogë, tre shqiptarë në pranga

Greqi, kapen 113 kg drogë, tre shqiptarë në pranga

Kapen 113 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në zonën pyjore të Leptokarias, Igumenicë.

Janë arrestuar tre shqiptarë të moshës 23, 24 dhe 31-vjec, të cilët janë kapur duke transportuar në këmbë çanta me 99 pako që përmbanin 113 kg marijuanë.

Bashkë me ta kanë qenë edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, te cilët janë larguar me vrap duke u kthyer në tokën shqiptare. Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre telefona celularë.