Ballina Aktualitet Greqi, falsifikoi diplomën e shkollës fillore, pastruesja dënohet me 10 vjet burg

Greqi, falsifikoi diplomën e shkollës fillore, pastruesja dënohet me 10 vjet burg

Një grua në Greqi është dënuar me 10 vjet burgim për shkak të falsifikimit të diplomës së shkollës fillore.
Gruaja 53-vjeçare kishte punuar në një çerdhe publike për 15 vjet, derisa një rishikim në vitin 2014 zbuloi se ajo kishte falsifikuar një çertifikatë të shkollës fillore. Një gjykatë rajonale e shpalli dënimin ndaj 53-vjeçares me akuzat për mashtrim të publikut.

Gruaja së cilës nuk i është bërë publik emri, ndryshoi çertifikatën e shkollimit fillor për të treguar se kishte përfunduar gjashtë vjet të shkollës fillore, ndërsa ajo kishte përfunduar vetëm pesë vjet.

Dokumenti i duhej për t’u punësuar si pastruese.

Deri rreth tre apo katër dekada më parë nuk ishte e pazakontë që varfëria të detyronte disa fëmijë grekë të braktisnin shkollën, veçënarisht në zonat rurale.