Ballina Aktualitet Greqi, emigrantët shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Rama

Greqi, emigrantët shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Rama

Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protesta u organizua nga dega e Partisë Demokratike në Greqi, por, siç raportojnë mediat, ajo u mbështet edhe nga bashkëatdhetarë të paangazhuar politikisht.

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Ata e cilësuan qeverinë si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e qytetarëve, por edhe të emigrantëve shqiptarëve në Greqi.