Ballina Aktualitet Greqi, derri i ndërpret rrugën, shqiptari përplaset për vdekje

Greqi, derri i ndërpret rrugën, shqiptari përplaset për vdekje

Një shqiptar 38-vjeçar është përplasur për vdekje të shtunën në Greqi teksa po lëvizte në rrugën “Theologos – Malesina. Ngjarja bëhet me dije nga mediat greke, por nuk jepen detaje mbi gjeneralitetet e tij.

Raportohet se shqiptari teksa drejtonte makinën për një moment ka humbur kontrollin duke përfunduar më pas në oborrin e një shtëpie ndërsa është përplasur edhe me pemët.
Ambulanca dhe shërbimi mjekësor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por nga plagët e marra 38-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Menjëherë është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes. Në të njëjtën kohë edhe banorët e zonës kanë folur për mediat greke, të cilët theksojnë se shqiptari jetonte me familjen prej kohësh në Greqi dhe ishte një njeri aspak problematik.
Siç pretendojnë banorët, shkak për ngjarjen mund të jenë bërë derrat, të cilët dalin papritur nëpër segmentin e kësaj rruge, ku gjeti vdekjen edhe shqiptari.