Ballina RAJONI Greqi, dëbora mbulon vendin

Greqi, dëbora mbulon vendin

Sipas shërbimit sinoptik të Greqisë, reshjet e dëborës kanë filluar prej pasdites të së shtunës dhe vazhdojnë gjatë ditës së diel prej zonave malore të Peloponezit, në Pilio dhe Karpenisi të Greqisë Qendrore, si dhe në gjithë pjesën e kufirit me Shqipërinë në Greqinë Perëndimore.

Policia rrugore ka këshilluar drejtuesit e automjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë, pasi parashikohen reshje të vazhdueshme shiu për pjesën më të madhe të vendit në ditët në vijim, dhe borë në zonat malore të Greqisë Qendrore dhe Veriore.