Ballina Aktualitet Greqi, bllokohen 7 ton perime nga Shqipëria me përmbajtje të lartë pesticidesh

Greqi, bllokohen 7 ton perime nga Shqipëria me përmbajtje të lartë pesticidesh

Autoritetet greke kanë bllokuar rreth 7 ton perime me përmbajtje të lartë pesticidesh, të cilat vinin nga Shqipëria. Lajmi është publikuar nga mediat greke, por edhe nga Sistemi i Shpejë i Alarmit të Ushqimit, një sistem ky për raportimin e çështjeve të sigurisë ushqimore brenda Bashkimit Evropian.

Sipas mediave greke, sasia me perime të llojeve speca, kunguj dhe domate, është bllokuar në fillim të tetorit dhe, pas analizave të bëra në datën 23 tetor, ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë pesticidesh.

Mësohet se, në total, janë bllokuar 6 995 kg perime.