Ballina RAJONI Greqi, arrestohet ish-ministri i mbrojtjes së bashku me bashkëshorten

Greqi, arrestohet ish-ministri i mbrojtjes së bashku me bashkëshorten

Gjatë mbrëmjes së kaluar policia greke, ka arrestuar ish-ministrin e mbrojtes Janis Papantonio sëbashku me bashkëshorten e tij Stavrula Kuraku.

Çifti Papantonio akuzohet për korrupsion dhe 2,8 milion euro para të zeza, nga kontrata për 4 fregata moderne e pajisje të tjera ushtarake.

Janis Papantonio, i lindur në 1949, ka qenë që nga viti 1981 deputet i PASOK. Në vitin 1994 Ministër i ekonomisë, ripërsëritet në 1996-2001. Gjatë vitit 2001-2004 Ministër i Mbrojtjes . Llogaria e parë sekrete që hapi dosjen u zbulua me listën Lagarde.