Ballina Kronikë Greqi, arrestohet 49-vjeçari shqiptar, 128 kilogramë drogë në makinë

Greqi, arrestohet 49-vjeçari shqiptar, 128 kilogramë drogë në makinë

Policia greke ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar pasi u kap në flagrancë me 128 kilogramë marijuanë.

Lënda narkotike u kap në kufirin greko-shqiptar, në rrugen periferike Agia Nikola – Filat, në vendin e quajtur Mavroneri në Igumenice.

Policia ka ndaluar një mjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelber, brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 127 kg 900 gram marijuane, 350 euro dhe 1 celular.