Ballina LAJME Greqi, arrestohen tre shqiptarë

Greqi, arrestohen tre shqiptarë

Tre shqiptarë janë arrestuar për trafik lëndësh narkotike. Shqiptarët 33, 38 dhe 49 vjeç kanë rënë në prangat e policisë greke në zonën Nea Halkidhona pasi gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike.

Sipas policisë të tre të arrestuarit përdorin si depo një shtëpi të marrë me qera.
Iu gjetën dhe u morën si prova materiale 15 kg kanabis i papërpunuar, 2,5 kg kanabis, 1.078,7 gr kokainë dhe 25 fishekë. Të tre u paraqitën përpara gjykatës në Athinë ku u dha edhe masa e arrestit.