Tre infermiere shqiptare dhe dy bullgare janë arrestuar nga policia greke, pasi nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për të punuar në spital.
Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria është bërë në spitalin publik të Janinës, “Haxhikosta”.
Prokuroria e Janinës po vijon hetimet për të mësuar se si ato kishin arritur të punesoheshin në spital pa patur dokumentacionin e nevojshëm.