Ballina Aktualitet Greqi, arrestohen dy shqiptarë, u kapën me 110 kg marijuanë

Greqi, arrestohen dy shqiptarë, u kapën me 110 kg marijuanë

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur nga autoritetet greke fare pranë kufirit greko-shqiptar, ndërkohë që janë ndaluar edhe shtetasit shqiptarë që e transportonin atë.

Mediat greke bëjnë të ditur se rreth 110 kg marijuanë u gjet brenda një makine në Sajadhe, pranë Igumenicës. Droga vinte nga Saranda dhe kaloi nëpërmjet kufirit të gjelbër. Gjatë operacionit, autoritetet greke ndaluan automjetin, që ishte ngarkuar në kufi dhe sapo kishte hyrë në brendësi të tokës greke.

Në pranga ranë edhe dy shtetas shqiptarë, që gjendeshin në automjetin që transportonte lëndën narkotike.