Ballina Kronikë Greqi, arrestohen dy shqiptarë, shantazh të miturave

Greqi, arrestohen dy shqiptarë, shantazh të miturave

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët shantazhonin të miturat me fotografi nudo.

Edi Jaupllari 22 vjeç kishte njohur një të mitur në internet në Badoo, kishin lënë takim ku e përdhunoi, ndërsa më tej e kërcënonte se do publikonte foto dhe video nga takimi në internet. E mitura lajmëroi policinë, e cila arrestoi 23-vjeçarin, ndërsa sot publikuan të dhënat për të mbledhur informacion nga aktiviteti i mëparshëm.

Paralelisht, një tjetër shqiptar, 22-vjeçar, është arrestuar 2 ditë më parë në Mesinia, nga policia e Kalamatas. Në të njëjtën lojë interneti, Badoo u njohën me një 14-vjeçare, të cilës i kërkoi foto nudo. Më pas, fotot i shpërndau përmes një 16-vjeçari grek, i cili nuk u arrestua pasi kishte fshirë gjithë materialin, gjatë kontrollit policor. 14-vjeçarja i la takim për të plotësuar kërkesat e 22-vjeçarit, ku shkoi bashkë me policinë. Të dhënat e 22-vjeçarit nuk janë publikuar akoma nga policia greke.