Ballina Kronikë Greqi, arrestohen dy shqiptarë për rrëmbimin e një 16-vjeçari

Greqi, arrestohen dy shqiptarë për rrëmbimin e një 16-vjeçari

Policia e Greqisë ka arrestuar dy shqiptarë, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer një 16-vjeçar pakistanez dhe në këmbim të lirimit të tij kanë kërkuar para.

Ngjarja ka ndodhur në Selanik dhe mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë të moshës 49 dhe 30-vjeçar.

Adoleshenti ka mundur të arratiset në kohën që ata e kishin dërguar në një kasolle për ta mbajtur të izoluar. Ai ka treguar në polici se dy burrat e morën me forcë dhe e hipën në një makinë.