Greqi, alarm për bombë në kanalin televiziv ANT1, Athina në panik

24

Një lajmërim për bombë në kanalin televiziv ANT1 ka tronditur Greqinë sot në mbrëmje. Telefonata në zyrat e kanalit televiziv paralajmëroi për një shpërthim pas një ore.

Policia ka rrethuar ndërtesën dhe po kryhen kontrolle për pako apo lëndë eksplozive.

Pas shpërthimit në kanalin televiziv Skai dhe Kishën e Shën Dionisit në qendër të kryeqytetit, në Athinë është rritur gatishmëria kundër sulmeve të vazhdueshme terroriste.