Greqi/”Agimi i Artë” shpallet organizatë kriminale, nëna e këngëtarit të vrarë shpërthen në lot

97

Gjykata e Apelit në Athinë, vendosi ditën e sotme që ta shpallë “Agimin e Artë”, organizatë kriminale.

Ky vendim erdhi pasi 15 pjesëtarë të “Agimit të Artë” u gjetën fajtor për vrasjen e këngëtarit Pavlos Fyssas.

Nëna e të ndjerit Maria Fyssas, shpërtheu në lot pas vendimit, pasi i akuzuari kryesor Giorgos Roupakias u gjet fajtor për të gjitha akuzat, nga vrasje me dashje tek armëmbajtje pa leje etj.

Ajo tha e përlotur “im bir është gjallë”, duke u shoqëruar me duartrokitje.

Si drejtues të organizatës kriminale u shpallën fajtor Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Giannis Lagos, George Germenis, Elias Panagiotaros dhe Nikos Papas.