Ballina Kronikë Greqi, sekuestrohen 34 kilogramë marihuanë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Greqi, sekuestrohen 34 kilogramë marihuanë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Policia greke ka sekuestruar sot një sasi prej 34 kilogramë drogë e llojit marihuanë, në fshatin Sajadhe të Igumenicës.

Lënda narkotike shkonte nga Shqipëria nën drejtim të Greqisë. Për pasojë, në pranga ka përfunduar një shqiptar 24 vjeç, posedues i lëndës narkotike.

I riu i ka deklaruar policisë se drogën e kishte marrë pranë doganës së Mavromatit (Qafe-Bote).