Ballina Aktualitet Greqi, 20-vjeçari shqiptar vret të atin

Greqi, 20-vjeçari shqiptar vret të atin

Një 45-vjeçar me kombësi shqiptare u gjet i vdekur dje pasdite në fshatin Agios Athanasios të Selanikut. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u konstatua pranë një sheshi lojërash, ngjitur me aksin rrugor kryesor të fshatit.

Hetimi policor zbuloi se krimi është kryer nga vetë djali i viktimës. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, djali 20-vjeçar, pas arrestimit, ka treguar se babanë e ka goditur në vendin ku u gjet i vdekur. Sipas të dhënave të para të ekspertëve mjeko-ligjorë, trupi i viktimës ka pësuar trauma të forta, madje edhe thyerje të hundës.