Ballina LAJME Greqi, 12-vjeçari shqiptar nxirret i pajetë nga deti në Rodos

Greqi, 12-vjeçari shqiptar nxirret i pajetë nga deti në Rodos

Një fëmijë 12 vjeç, me origjinë shqiptare, u nxor i pajetë nga plazhi i Zefiros, në qytetin e Rodosit, të dielën. Fëmija u transportua nga automjeti i ambulancës në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku u regjistrua edhe vdekja e tij.

Mediat greke raportojnë se nga Autoriteti Portual i Rodosit, i cili po kryen hetimin paraprak, është urdhëruar kryerja e autopsisë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.