Ballina Kuriozitete Gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë kanë martesë më të lumtur

Gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë kanë martesë më të lumtur

Aq më e madhe që është diferenca e gjatësisë mes një çifti të martuar, aq më e lumtur do të jetë gruaja, të paktën kështu thotë studimi i ri nga hulumtuesit e Universitetit Konkuk.
Duke i analizuar të dhënat e 7,850 grave nga një anketim afatgjatë, hulumtuesit kanë zbuluar se ndryshimet e mëdha në gjatësi ndikojnë pozitivisht në lumturinë e gruas, edhe pse lidhja fillon të dobësohet gradualisht dhe ka tendenca të prishet e tëra pas 18 viteve martesë.

Edhe pse është i njohur fakti se gratë i preferojnë meshkujt e gjatë për çiftëzim, asnjë studim nuk ka hetuar në qoftë se një burrë i gjatë e bën gruan e tij më të lumtur.
Sipas studimit të psikologut Gert Stulp në universitetin Groningen në Britani, meshkujt preferojnë më shumë femrat e shkurtra.

Dhe kjo nuk është vetëm çështje shijesh, por lidhet edhe me gjenetikën, siç ka zbuluar studimi ku janë përfshirë 10.000 çifte angleze.
Femrat e shkurtra kërkojnë meshkuj të gjatë sepse ata përfaqësojnë sigurinë, një lloj niveli kulturor dhe një gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërsa në të kundërt, meshkujt preferojnë femrat e shkurtra sepse shohin tek to ëmbëlsi, dashuri dhe ndiejnë nevojën që t’u japin siguri.

Duke shkruar në revistën Personality and Individual Differences, hulumtuesit kanë thënë se ka arsye të shumta se përse gratë janë më të lumtura me një burrë të gjatë. Njëra ndër to është se thjesht gratë instiktivisht i pëlqejnë meshkujt e gjatë, përderisa arsyet për këtë ende nuk dihen.
Gjithashtu, femrat i preferojnë meshkujt e gjatë sepse kanë tendenca të jenë më pjellor.