Ballina Aktualitet Granit Xhaka dedikim emocionues për nënën e tij

Granit Xhaka dedikim emocionues për nënën e tij

Futbollisti me origjinë Shqiptare Granit Xhaka, i cili ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare, është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ai ka bërë sot një dedikim emocionues për ndjekësit me rastin e ditëlindjes së nënës së tij, bashkangjitur urimit ai ka vendosur dhe një foto kur ka qenë i vogël.

“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër. Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër. Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë. Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë. Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri. Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri. Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote. Se dashuri pa hile është veç dashuria jote. Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi. Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty!- shkrun në Instagram futbollisti.