Ballina Aktualitet Gramsh, makina përplaset me motoçikletën, plagoset 18-vjeçari

Gramsh, makina përplaset me motoçikletën, plagoset 18-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zgjup Fushë të Gramshit, ku janë përplasur një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, 18 vjeçari me inicialet A. T.

Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit në Gramsh. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.