Ballina Aktualitet Gramsh, kryetarja e LSI: Mos u ndalni, fundi i tyre është pranë

Gramsh, kryetarja e LSI: Mos u ndalni, fundi i tyre është pranë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me qytetarët e Gramshit, të cilëve iu kërkoi të ndezin motorët dhe të bëjnë sa më shumë presion ndaj qeverisë, e cila, siç tha ajo, është në grahmat e fundit të saj.

Kreu i LSI theksoi se politika duhet të shihet nga shqiptarët si një instrument, i cili duhet të vihet në shërbemi të tyre për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe ato sociale. “Korrupsioni i kryetares së Bashkisë së Reskovecit është shumë i madh, – ka thënë Kryemadhi. – Vota janë blerë me paratë e drogës. Njerëzit duhet ta shohin politikën si një instrument për të përmirësuar jetën e tyre, për të zhvilluar shanse ekonomike. Mos u ndalni, sepse janë në grahmat e fundit, sa më i madh është presioni, aq më pranë është fundi i tyre.”