Ballina Kronikë Gramsh, krim i rëndë brenda familjes, burri mbyt bashkëshorten

Gramsh, krim i rëndë brenda familjes, burri mbyt bashkëshorten

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç, banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive ende të paqarta, ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H., rreth 32 vjeçe.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”.