Ballina Kronikë Gramsh, aksident i rëndë me motor, dy të rinjtë në gjendje kritike...

Gramsh, aksident i rëndë me motor, dy të rinjtë në gjendje kritike për jetën

Dy të rinj janë përplasur me motor në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat.

Të rinjtë humbën kontrollin e mjetit dhe si pasojë u përplasën me barrierën anësore.

Nga aksidenti ata pësuan dëmtime rënda dhe u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.