Ballina Aktualitet Gramsh, 11 vjeçarja përplaset nga autobusi dhe mbetet në gjendje të rëndë

Gramsh, 11 vjeçarja përplaset nga autobusi dhe mbetet në gjendje të rëndë

Mëngjesin e sotëm në fshatin Drizë të Gramshit, një vajzë e mitur 11 vjeçe është aksidentuar nga një autobus dhe ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi G.Z 42 vjeç, banues në fshatin Cingar duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksiduar 11 vjeçaren me iniciale R. D.

E mitura menjëherë pas ngjarjes është shoqëruar në Spitalin e Gramshit, ndërsa Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Gramshit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.