Ballina KULTURË Grammy Awards, Dua Lipa fiton dy çmime

Grammy Awards, Dua Lipa fiton dy çmime

Dua Lipa ka fituar mbrëmë dy çmime në eventin më të madh muzikor të vitit në glob. Grammy Awards, që organizohet çdo vit në Qendrën Staples, në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vlerëson arritjet më të mira në botën e muzikës në rrafsh botëror.

Ylli i popit rrëmbeu çmimin “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording” për këngën e saj Electricity, një këngë e realizuar në bashkëpunim me Silk City, Diplo dhe Mark Ronson. Ndërsa u ngjit në skenën gjigande për të pranuar çmimet, Dua Lipa tha: “Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime.”

Dua Lipa ishte nominuar në dy kategori dhe tek të dyja arriti të rrëmbente çmimet e para. Në kategorinë “Best New Artist”, Dua Lipa u përball edhe bashkëatdhetaren e saj Bebe Rexha.