Grabitje me armë. Katër persona lidhin burrë e grua dhe i marrin paratë

38

Grabitje me armë në një banesë në në Vitomiricë të Pejës. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Ai shprehet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 e 30 minuta. Burrë e grua janë kërcënuar nga katër persona me armë zjarri. Ata i kanë lidhur me pas kanë kryer grabitjen.

“Rreth orës 20:30 Policia është njoftuar për një rast të grabitjes në fshatin Vitomiricë të Pejës në ç’rast viktima pronar i shtëpisë me t’u kthyer në shtëpi, nën kërcënimin e armës, rreth katër persona, e kanë kërcënuar dhe e kanë lidhur së bashku me bashkëshorten e tij”, tha Gashi.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të grabitjes.