Grabitje bankash e drogë, 5 emrat nga Vlora e Durrësi e Shkodra marrin formularët e vetëdeklarimit

106

Pesë persona nga Vlora, Durrësi dhe Shkodra, të dënuar për grabitje banke dhe drogë, duhet të provojnë se pasurinë që posedojnë e kanë vënë në mënyrë të ligjshme.

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë të dyshuarve.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Aleksandër Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;

-Aldo Saka, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Halil Hoti, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Aleksandër Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.