Grabiti disa shtëpi të braktisura në Devoll, arrestohet 42 vjeçari

349

Një 42-vjeçar është identifikuar si autor i tre vjedhjeve në fshatin Bitinckë të Devollit.

Ai është Kosta Ago, që pak kohë më parë ka grabitur katër shtëpi në të cilat nuk banonte njeri.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se në datat 16.12.2020 dhe 08.07.2020, ka vjedhur në banesat e pabanuara në pronësi të shtetasve L. K., A. M. dhe F. F., banues në Bitinckë.

Ai ka arritur që të marrë orendi shtëpiake dhe materiale hekuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja”.