Ballina BOTA Grabitet shtëpia e futbollistit, terrorizohet gruaja e fëmijët

Grabitet shtëpia e futbollistit, terrorizohet gruaja e fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në shtëpinë e Alvaro Moratas në kohën kur futbollisti luante me përfaqësuesen e Spanjës në eliminatoret e Euro 2020 ndaj Ishujve Faroe.

Gjatë darkës rreth orës 23:00 grabitës të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tij, duke terrorizuar bashkëshorten e sulmuesit spanjoll e cila ndodhej brenda me binjakët e vegjël shkruan Corriere.it

Sipas mediave spanjolle, një grup i armatosur ka hyrë në shtëpinë e Morata ku gjendej Alice Kampelo, gruaja e lojtarit, bashkë me binjakët e vegjël Alesandro dhe Leonardo. Mësohet se ata kanë kërcënuar gruan e futbollistit me armë zjarri, ndërsa bastisnin shtëpinë e tij duke vjedhur objekte me vlerë.

Grabitësit kanë marrë sende me vlerë ekonomike e sentimentale që i përkitnin çiftit dhe më pas janë larguar, duke lënë Alice të traumatizuar nga kjo situatë. Policia ka nisur menjëherë hetim për të gjetur grabitësit, ndërsa futbollisti u lajmërua nga vetë bashkëshortja për atë që kishte ndodhur.