Grabitet një banesë në Elbasan, familjarët japin alarmin:”Mungojnë mijëra paund”

46

Një banesë në fshatin Shirgjan të Elbasanit ka rënë pre e një grabitjeje gjatë mbrëmjes së djeshme. Bëhet me dije se është grabitur me thyerje banesa e shtetasit me iniciale, A.LL., 34 vjeç.

Sipas policisë së Elbasanit, mësohet se në banesë, autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme në valutë, konkretisht paund, leku britanik.

Edhe pse familjarët kishte vendosur sistem alarmi në banesë, autorët kanë arritur të kryejnë grabitjen, pasi sistemi i alarmit nuk është aktivizuar. Mësohet se në banesë nuk ka pasur njeri në momentin e vjedhjes.

Policia e Elbasanit thotë se ka nisur punën në kërkim të autorëve, që nuk janë identifikuar akoma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here