Një grabitje ka ndodhur në një argjendari në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”.
Dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.