Një farmaci është grabitur sonte në Tiranë, ku janë vjedhur një shumë parash e papërcaktuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba” ku një individ ende i paidentifikuar ka grabitur farmacinë me dhunë.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me shërbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.