Grabitet me armë dhe leva biznesi i Armand Dukës, policia sekuestron pamjet filmike

73

Biznesi i kreut të FSHF-së, Armando Duka, ka rënë pre e një grabitje të armatosur pak ditë më parë.

Persona të armatosur me pistoleta dhe leva kanë sulmuar më 14 prill zyrat e kompanisë “Aiba” në Shkozet, në pronësi të Presidentit të FSHF-së.

Mësohet se janë vjedhur afro 100 milionë lekë të vjetër nga kasaforta që ishte vendosur në mur.

Hajdutët kanë hyrë në mëngjes rreth orës 8:00 në ambientet e biznesit në pronësi të presidentit të FSHF-së dhe kanë nxjerrë me forcë nga muri një kasafortë e më pas kanë mundur ta hapin atë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton lidhur me ngjarjen.