Ballina Kronikë Grabiten euro e dy makina në një biznes në Patos

Grabiten euro e dy makina në një biznes në Patos

Një biznes privat është grabitur këtë të dielë në qytetin e Patosit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Vetë pronari i biznesit në fjalë, shtetasi me iniciale M.K. ka treguar se autorët kanë vjedhur dy makia, një “Audi” e një “Land Rover”, 2800 euro dhe 60 000 lekë të reja, të gjitha në pronësi të shtetasit në fjalë.

Në subjekt janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, të konstatuara nga vetë pronari i tij mëngjesin e sotëm.

Menjëherë pas ngjarjes shtetasi me iniciale M.K, ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konfikt të mëparshëm.

Për të zbardhur ngjarjen, nga ana e bluve janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa paraprakisht mendohet që mund të kenë qënë më shumë se dy autorët e kësaj ngjarje.

Nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.