Dy banesa janë grabitur mbrëmjen e kaluar në Elbasan, në lagjen “Vullnetari” dhe njësinë administrative Tregan.
Mësohet se grabitësit kanë marrë sende me vlerë në një apartament te lagjes “Vullnetari”.
Ndërkohe, në njësinë administrative “Tregan”, dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur dhe kanë marrë materiale ndërtimi dhe një motor.
Motorin e kanë braktisur pak metra më tutje pasi i mbaroi karburanti.
Të dy familjet, kanë bërë denoncim në polici.