Ballina Aktualitet Gosë, protestë e banorëve të fshatit për mungesën e rrugës (VIDEO)

Gosë, protestë e banorëve të fshatit për mungesën e rrugës (VIDEO)

Banorët e fshatit Gosë, të Bashkisë së Rrogozhinës, kanë dalë sot në protestë, si e vetmja zgjidhje për mungesën e rrugës. Ndërtimi i autostradës i ka izoluar ata thuajse tërësisht, ndërkohë që, pavarësisht kërkesave të tyre, Bashkia e Rrogozhinës nuk ka ndërmarrë asnjë ndërhyrje për ndërtimin e një rruge dytësore apo mbikalimi ose nënkalimi.

Në mbështetje të banorëve ka dalë edhe Partia Demokratike, ku kreu i degës së kësaj force politike në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi, ka theksuar se protesta mbetet e vetmja alternativë që njerëzit kanë.