Golem/Gjendet pajetë dy persona, ja për çfarë dyshohet

41

Dy persona janë gjetur të pajetë pasditen e sotme në Golem të Kavajës. Viktiamt janë Mihal Jani 60 vjeç dhe Anila Llulla 50 vjeçe. Trupat janë gjetur në katin e dytë të një pallati pa shenja dhune dhe mendohet deri më tani se vdekja u ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga rrjedhja e gazit që prej një dite më parë.

Informacionet e para, bëjnë me dije se dy personat mund të jenë çift që bashkëjetonin së bashku, megjithatë priten detaje të reja në vazhdim. Së fundmi mësohet se ka qenë i biri që e kishte denoncuar zhdukjen e së ëmës që prej datës 25 nëntor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detaje të reja rreth lajmit të rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Kavajë/ Informacion paraprak

Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.