Goditi punonjësen e policisë me shkop, arrestohet 56 vjeçari (EMRI)

39

Një person është vënë në pranga pasi ka goditur me shkop një punonjëse policie. Ky gjest i pahijshëm është kryer nga Veprim Matraku, 56 vjeç i cili është arrestuar në flagrancë nga efektivët e komisariatit Nr.1.

Ai mësohet se ka kryer këtë veprim në rrugën e “Elbasanit”, Tiranë, ku për shkak të detyrës ka goditur punonjësen me sende të forta.

Ndaj të dyshuarit, i cili njihej si endacak, hetimet janë në vijim.