Ballina Aktualitet Goditi një militant, arrestohet punonjësi i Bashkisë Devoll

Goditi një militant, arrestohet punonjësi i Bashkisë Devoll

Policia vijon arrestimin e personave që po tentojnë të bllokojnë zhvillimin e procesit zgjedhor.

Këtë pasdite, policia ka vënë në pranga një punonjës të Bashkisë së Devollit, i cili akuzohet për “Pengim të subjekteve zgjedhore”. Në pranga ka rënë 26-vjeçari K. K., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës në këtë bashki.

Sipas policisë, i riu është denoncuar nga kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Devoll, F. Sh., sipas të cilit, gjatë një takimi elektoral, ai ka goditur në trup dhe fytyrë një prej anëtarëve të stafit.