Goditi me thikë të dashurën greke në mes të Torinos, arrestohet 27 vjeçari shqiptar

188

Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar të riun shqiptar, i cili goditi disa herë me thikë të dashurën greke.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të një rruge në Torino.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Jetmir Kurtsmajlaj, 27 vjeç, nga Shqipëria.

Vajza u qëllua me thikë natën e së dielës në gjoks, bark dhe në qafë.

Ajo ndodhet në spitalin Mauriziano të Torinos, ku i është nënshtruar një sërë operacioneve.