Goditi me thikë një person, çfarë ndodhi më pas me autorin e ngjarjes

19

Një sherr mes dy personave degjeneroi me përdorimin e thikës sot në lagjen “Konferenca e Pezës”, në Fier.

Ari Raco, 25 vjeç, në konflikt e sipër nxori thikën dhe goditi 30-vjeçarin Klajdi Driza.

Grindja mes tyre erdhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, tha policia.

Ari Raco u arrestua nga autoritetet, të cilit iu gjet edhe mjeti që përdori.

Ndërkohë, i plagosur mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.