Goditi me grusht policin sot në Elbasan dhe u arratis për disa orë, prangoset hajduti (Emri)

40

Policia e Elbasanit ka arritur që ta prangosë gjatë ditës së sotme, disa orë pas arratisjes, shtetasin që goditi një efektiv policie në mëngjes.

Dhimitër Biba u arrestua mbrëmjen e sotme.

Ai u prangos fillimisht në flagrancë teksa po vidhte në një dyqan, por në momentin e shoqërimit goditi me sende të forta një efektiv policie dhe mundi të arratisej.

Pas më shumë se 10 orë kërkimesh policia ka arritur ta arrestojë Dhimitër Bibën.

Përveç akuzës së vjedhjes, ai do të përballet edhe një akuzë më të rëndë, atë të goditjes së policit gjatë kryerjes së detyrës.