Goditi e kanosi mjekun e urgjencës, prangoset 29 vjeçari në Elbasan

22

Policia e Elbasanit vuri në pranga një 29-vjeçar pasi akuzohet se dje goditi një mjek në spitalin e qytetit teksa ishte në krye të detyrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sherif Kullolli, 55 vjeç, banues në Elbasan, teksa ishte duke ushtruar detyrën në urgjencë.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar të riun drejt këtij veprimi.