Goditi e dhunoi kunatën në banesën e tij, arrestohet

121

Policia e Lushnjes ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas për dhunë në familje.

Konkretisht u arrestua në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnje.

Ky person u arrestua pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.