Ballina Aktualitet Goditën arbitrin në Kamzë, policia nis arrestimet

Goditën arbitrin në Kamzë, policia nis arrestimet

Dhuna ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti në fushën e Kamzës pritet të këtë pasoja të rënda për klubin, por jo vetëm. Policia ka nisur të ndalojë personat që kaluan gardhin rrethues dhe u futën në fushë, duke ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit që dha një penallti për Laçin në minutën e fundit.

As prezenca e forcave të rendit nuk i qetësoi tifozët ndërsa gjyqtarët u ngujuan në dhomat e zhveshjes për disa minuta, në mënyrë që të garantohej largimi i tyre nga stadiumi. Policia e shtetit konfirmon se 20 tifozë janë shoqëruar për këtë incident. Flitet se është ndaluar edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri.