Godet gruan gjatë pushimeve në Qeparo, emigranti nga Anglia përfundon në pranga/EMRI

197

Një shqiptar emigrant nga Anglia, gjatë pushimeve në Qeparo ka përfunduar në pranga. Kjo, pasi ka dhunuar të shoqen.

Pikërisht për këtë akt policia ka arrestuar këtë të hënë, nën akuzën e “Dhunës në familje”, Genti Dyrmishin, 47 vjeç, banues në Angli.

Dyrmishi ka goditur gruan e tij në hotel në Qeparo për motive të dobëta.

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.